Këshilli i qeverisë së kantonit të Schaffhausen-it dhe këshilli i qytetit i Schaffhausen-it kanë miratuar në vitin 2003 linja drejtuese për një politikë koherente integrimi në kanton. Linjat drejtuese parashtrojnë, si mund të përmirësohet hyrja në jetën e përditshme profesionale, sociale, kulturore, gjuhësore dhe politike për popullsinë migrante. Me këtë angazhohet kantoni dhe qyteti i Schaffhausen-it aktivisht për fuqizimin e integrimit dhe të bashkëjetesës në regjionin e Schaffhausen-it.
"Integres" është vendi i specializuar për integrimin i regjionit të Schaffhausen-it. Këtu këshillohen persona të veçantë por edhe biznese, autoritete dhe institucione, nëse ata kanë dëshira ose pyetje për integrimin dhe migracionin.
Ligji për të huaj dhe integrim (AIG) përcakton kritere të integrimit dhe synon për këtë që të promovojë integrimin e të huajave dhe të huajve nëpërmjet shmangies së pengesave të integrimit. Njëkohësisht ai kërkon në mënyrë të detyrueshme përgjegjësinë vetjake për integrimin. Vlen parimi: Sa më shumë të drejta të marrin personat me shtetësi të huaj, aq më mirë duhet të jetë integrimi. Kjo do të thotë se veçanërisht njohuritë e gjuhës janë të lidhura ngushtë me statutin e qëndrimit. Kriteret e mëposhtme të integrimit janë të përfshira në AIG:
• Përvetësimi i njohurive gjuhësore
• Marrja parasysh e sigurisë dhe rendit publik
• Respektimi i kushtetutës federale dhe vlerave të saj
• Pjesëmarrja në jetën ekonomike ose në fitimin e arsimit
Nëse kriteret e integrimin nuk plotësohen, atëherë leja e qëndrimit nuk mund të zgjatet respektivisht të prapësohet. Edhe leja e përhershme e qëndrimit mund të prapësohet ose të zvogëlohet në një tjetër leje qëndrimi. Po ashtu mund të refuzohet bashkimi familjar ose të refuzohen kërkesat e marrjes së shtetësisë.
Zvicra është një vend shumëgjuhësh. Një komunikim funksionues i mirë është çelësi për integrimin. Të komunikosh do të thotë, të kuptosh dhe të kuptohesh. Një gjuhë e përbashkët formon bazamentin për këtë. Në kantonin e Schaffhausen-it flitet gjermanisht. Gjuha zyrtare është gjermanishtja letrare. Në jetën e përditshme shpesh përdoret dialekti zvicero-gjerman. Të kuptohet dhe të flitet gjermanisht është një kusht paraprak për të kuptuarit në jetën e përditshme dhe në botën e punës. Gjuha e përbashkët formon një bazë të rëndësishme për bashkëjetesën.
Në regjionin e Schaffshausen-it ka shumë kurse gjermanishteje.
Paleta e ofertës është e gjerë. Krahas kurseve të zakonshme të gjermanishtes ka edhe të tilla për nëna me përkujdesje për fëmijët, për të rinj dhe të rinjtë e rritur me perspektivë të formimit shkollor ose edhe oferta për fëmijë dhe grupe të tjera. "Integres" ju këshillon juve gjatë zgjedhjes së një oferte të përshtatshme.
Në Zvicër, me marrjen e lejeve të ndryshme të qëndrimit janë të lidhura aftësi përkatëse gjuhësore. Edhe për formimet profesionale dhe të mëtejshëm ose aktivitete profesionale mund të përcaktohen aftësitë gjuhësore të nevojshme për këtë. Këto duhet të vërtetohen me një certifikatë gjuhësore.
Një fletëshpjegim për këtë mund të gjendet në faqen e internetit të “Integres”.
Biseda e përbashkët është kushti paraprak vendimtar për një bashkëpunim të mirë. Përkthimi interkulturor shkon përtej një përkthimi me fjalë. Ai mundëson që me gjithë prejardhjen dhe kulturën e ndryshme të ndërkuptohet mbi parafytyrimet e vlerave dhe këndvështrimin vetjak të një situate. Siguria e përfituar nëpërmjet kësaj zgjeron hapësirën e veprimit të të gjithë pjesëmarrësve dhe lehtëson përpunimin e rrugëzgjidhjeve në partneritet. Vendi i specializuar "Derman" ndërmjetëson shërbime të përkthimit me gojë, të përkthimit telefonik, të shoqërimit dhe të përkthimit me shkrim dhe shoqëron profesionalisht shërbimet. Vendi i specializuar është i arritshëm nga e hëna deri të premten gjatë orëve zyrtare ose nëpërmjet e-mailit dhe formularit të aplikimit në faqen e internetit. Jashtë këtyre orareve të hapjes shërbimi i përkthimit telefonik i Organizatës së Azilit të Cyrihut (aoz) brenda pak minutash vë në dispozicion, përgjatë 24 orësh në 365 ditë në vit, përkthyes profesionistë në mbi 50 gjuhë.
Shumë informacione mbi kantonin e Schaffhausen-it ju mund t'i merrni nga interneti ose nga mediat. Në veçanti gazetat lokale ju japin juve informacione për jetën në regjion. Ju gjeni atje shpallje për vende pune dhe banesa, këshilla për aktivitete si dhe adresa të vlefshme. Informacione për ngjarjet më të rëndësishme në regjion ju i gjeni në faqen e internetit të kantonit të Schaffhausen-it dhe të komunave.