Për të gjetur një banesë, si me qira ashtu edhe për ta blerë, përshtatet mënyra e mëposhtme e të vepruarit:
• të kalohen nëpër duar shpalljet në gazetat lokale;
• të pyeten të njohur për banesa që do të lirohen:
• t'i drejtohet një administrate për pasuritë e paluajtshme;
• të konsultohet një nga faqet e shumta të specializuara të internetit për pasuritë e paluajtshme.
Kush interesohet për një banesë, mbush, si rregull, një formular regjistrimi. Atje jepen për shembull mosha, gjendja civile, profesioni, fëmijët, statusi i qëndrimit, punëdhënësi, rroga, kafshët shtëpiake. Për të vërtetuar, që dikush mund ta paguajë qiranë, është i nevojshëm një ekstrakt nga regjistri i zbatimit të detyrueshëm. Ky dokument duhet të merret në zyrën e zbatimit të detyrueshëm të kantonit të Schaffhausen-it ose në vendbanimin e fundit tuaj (jashtë kantonit të Schafhausen-it).
Në një kontratë të qirasë përkasin, në rastet më të shumta, edhe kushtet e përgjithshme dhe rregullorja e shtëpisë. Qiramarrësit dhe qiramarrëset duhet të paguajnë në shumicën e rasteve para hyrjes në banesë një depozitë të përqindjes së qirasë (shumë garancie), e cila paguhet sërish pas prishjes së marrëdhënieve të qirasë. Si alternativë ka ofrues, të cilët garantojnë për një premi vjetore tek qiradhënësi. Kështu, paratë nuk mbeten të bllokuara gjatë marrëdhënieve të qirasë. Pagesa e qirasë është, si rregull, e detyrueshme në fillim të muajit. Krahas qirasë duhet të paguhen përveç kësaj edhe kostot shtesë (ngrohja, uji i ngrohtë etj.). Nëse në kontratë nuk janë shënuar kosto shtesë, informohuni gjatë qiramarrjes për kostot e detajuara.
Për telefon, internet dhe televizion kabllor ka ofrues të ndryshëm. Cilat oferta mund të përdoren varet nga rajoni ose vendi ku ju banoni. Shërbimet dhe çmimet janë të ndryshme, ia vlen një krahasim. Kush dëshiron të vendosë një parabolë satelitësh, fillimisht duhet ta sqarojë këtë me qiradhënësin ose të informohet tek fqinjet dhe fqinjët. Qasje publike në internet ekziston, për shembull, në Bibliotekën e Qytetit të Schaffhausen-it. Tensioni i rrjetit është 230 volt. Përshtatës për prizat mund të merren në tregun e specializuar.
Është i këshillueshëm të lidhet një sigurim për orenditë shtëpiake dhe për përgjegjësinë ligjore. Në rast të disa kontratave të qirasë këto janë madje të detyrueshme. Disa sigurime mbajnë përgjegjësi për disa dëme. Për shembull, nëse një vaskë derdhet dhe çon në një dëm uji ose nëse ka një çarje të sendeve të larjes.
Me qëllim që bashkëjetesa në një shtëpi me qira të funksionojë mirë, duhet që të gjithë qiramarrëset dhe qiramarrësit të marrin parasysh njëri-tjetrin. Në rregulloren e shtëpisë janë të përmbajtura në rastet më të shumta pikat kryesore.
Kohët e qetësisë
Qetësia e natës zgjat si rregull nga ora 22 deri në orën 7, qetësia e drekës nga ora 12 deri në orën 13. Edhe në ditët e diela dhe ato të festave duhet të shmanget zhurma. Parimisht duhet që televizori dhe aparatet muzikore në banesë të vendosen në volumin e dhomës. Kush do të festojë një festë, ia njofton këtë më mirë fqinjëve të tij paraprakisht.
Hapësirat e përbashkëta
Hyrja, hapësira e shkallëve, kuzhina për larje, vendet e parkimit e kështu me radhë, janë në dispozicion të të gjithë qiramarrësve. Është e rëndësishme, të mos bllokohen këto vende të përdorura bashkërisht dhe të kujdeset për pastërti. Në shumë shtëpi është e rregulluar veçanërisht, kush dhe kur mund ta përdorë kuzhinën e larjes. Në rastet më të shumta është e ndaluar pirja e cigares në hapësirën e shkallëve ose në ashensor respektivisht në hapësirat e përbashkëta.
Nëse shfaqen probleme
Prishet diçka, drejtojuni mirëmbajtjes së shtëpisë ose qiradhënësit / administratës së pasurive të paluajtshme. Veçanërisht në shtëpitë më të mëdha është mirëmbajtësja e shtëpisë, për riparime të vogla, por edhe për sigurinë dhe mirëmbajtjen, atje. Riparime të thjeshta ose pastrime duhet t'i ndërmarrë dhe t'i paguajë vetë qiramarrësi ose qiramarrësja. Për shembull nëse bëhet fjalë për këtë, që të zëvendësohet filtri në thithjen e avullit, një llamarinë për pjekje ose një zorrë për dushin.
Nëse shfaqen vështirësi me fqinjët dhe nuk mjafton më dialogu, ju mund të kërkoni një bisedë me mirëmbajtjen e shtëpisë ose me administratën. Nëse nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje, ju mund të drejtoheni tek Zyra e pajtimit për punët e qirave ose tek Shoqata e qiramarrëseve.
Blerja e tokës për ndërtim dhe e banesave private nëpërmjet personave të huaj iu nënshtrohet përkufizimeve të caktuara. Për blerjen e banesave private për vendbanimin vetjak ju nuk keni nevojë për asnjë lejë. Mbi rregullat, të cilat duhet të merren parasysh në rast të blerjes së tokave ose të banesave private, ju orienton hipoteka kantonale ose sekseri për pasuritë e paluajtshme. Në lidhjen e pronarëve të shtëpive ose shoqatës Casafair ju merrni informacione rreth zotërimit të një shtëpie, kini mundësinë të lini të këshilloheni ligjërisht ose të merrni informacione për banimin pajtueshëm me mjedisin.
Lidhja e telefonit dhe internetit
Zvicra disponon një rrjet të zgjeruar mirë të telekomunikacionit. Hyrjet në telefon dhe internet janë praktikisht të garantuara kudo. Për një lidhje telefoni dhe interneti ju duhet të regjistroheni tek një ofrues.
Radioja dhe televizori
Marrja e programeve të radios dhe televizorit është me detyrim pagese. Kjo pagesë merret nga "Serafe". Parimisht të gjitha ekonomitë shtëpiake në Zvicër kanë detyrim takse, pavarësisht nëse janë në posedim të një pajisjeje apo jo.
Me heqjen e drejtë të mbeturinave ne japim një kontribut për mbrojtjen e mjedisit tonë. Komunat tuaja ju informojnë juve mbi heqjen e mbeturinave në përshtatje me mjedisin dhe ju japin informacione mbi vendet e grumbullimit, ditët e grumbullimit dhe më tepër. Financimi pason nga taksat për mbeturinat. Ajo përbëhet nga një taksë bazë dhe një për sasinë. Lëndë me vlerë mund të jepen falas në vendet e grumbullimit.
Mbeturinat shtëpiake
Transportimi i mbeturinave shtëpiake është në të gjitha komunat e kantonit me detyrim pagese. Qeset ose pullat me pagesë mund të merren në administratat komunale, në zyrat e postës dhe në dyqane të ndryshme shitjeje.
Mbeturinat e gjelbra
Në komuna të ndryshme mbeturinat organike (mbeturinat e gjelbra) mund të hiqen të ndara nga mbeturinat e tjera shtëpiake pa taksa.
Qelqi, kutitë prej metali (llamarinë e bardhë), PET, alumini dhe vaji ushqimor
Heqja e qelqit, kutive të metalit, shishe pijesh prej PET, aluminit dhe e vajit ushqimor duhet të pasojë mbi vendet e grumbullimit me kontejner ose në tregtinë e detajuar. Ju gjeni në dokumentet e komunës informacione të detajuara edhe mbi heqjen e mbeturinave kaba, kimikateve, tekstileve e kështu me radhë.
Letra dhe kartoni
Letër e vjetër dhe karton grumbullohen periodikisht ose mund të jepen në sheshet e emëruara për heqje. Terminat e grumbullimit ndodhen gjithashtu në dokumentet e komunës përkatëse ose në shtypin ditor.
Bateritë
Për të gjitha bateritë, akumulatorët dhe bateritë e makinave vlen në Zvicër detyrimi i dhënies mbrapa i përdoruesve dhe detyrimi i marrjes mbrapa i tregtarëve. Bateritë e aparateve mund të jepen mbrapa pothuajse në të gjitha dyqanet e shitjes.
Aparate elektrike dhe elektronike
Të gjithë aparatet që punojnë elektrikisht duke përfshirë pajisjet plotësuese mund të jepen për heqjen në vendet e shitjes së aparateve të të njëjtit lloj. Edhe pa blerje të re dhe pavarësisht nga marka, marrja mbrapa është falas.