MBËRRITJA DHE QËNDRIMI

RREGULLAT E QËNDRIMIT

Qëndrimi në Zvicër rregullohet nëpërmjet miratimeve të ndryshme. Më të rëndësishmet janë leje qëndrimi i shkurtër (më pak se një vit), leje qëndrimi (i kufizuar) dhe leje qëndrimi i përhershëm (i pakufizuar). Kushtet e dhënies janë në varësi të qëllimit të qëndrimit dhe të shtetësisë. Në mënyrë të veçantë dallohet sipas kësaj, nëse personi vjen nga një vend i BE/EFTA apo nga një vend i tretë. Regjistrimi bëhet tek kontrolli i banorëve të komunës suaj të banimit. Edhe nëse ju kini banuar tanimë në një komunë tjetër të Schaffhausen-it, regjistrohuni personalisht tek kontrolli i banorëve.

Letërnjoftimet më të rëndësishme të të huajve janë:

  • Letërnjoftim B: Qëndrues/e
  • Letërnjoftim C: Qëndrues/e i/e përhershëm/me
  • Letërnjoftim L: Qëndrues/e shkurt
  • Letërnjoftim G: Kalues/e kufiri
  • Letërnjoftim N: Azilkërkuesë
  • Letërnjoftim F: I/e huaj i/e pranuar paraprakisht
  • Letërnjoftim S: Me nevojë për mbrojtje

ZYRA E MIGRIMIT DHE ZYRA E PASAPORTAVE

Zyra e Migrimit dhe Zyra e Pasaportave të kantonit të Schaffhausen-it është kompetente për detyra administrative në fushën e legjislacionit të të huajve të federatës. Informacione p.sh. lidhur me hyrjen, lejen e qëndrimit dhe bashkimin familjar mund të merren atje.

BASHKIMI FAMILJAR

Nënshtetas të EU [Bashkimit Evropian]/EFTA [Asociacionit
Evropian të Tregut të Lirë] si rregull, pavarësisht nga lloji i lejes së tyre të qëndrimit, mund të tërheqin pjesëtarët e familjes së tyre. Si pjesëtarë të familjes vlejnë bashkëshortët, prindërit dhe fëmijët, të cilët nuk janë ende 21 vjeç ose mjetet e jetesës së të cilëve sigurohen. Persona jashtë shteteve të EU/EFTA-së, nën marrjen parasysh të kushteve paraprake ligjore, mund të dorëzojnë tek kontrolli i banorëve të komunës së tyre të banimit një kërkesë për bashkim familjar (bashkëshortë dhe fëmijë të pamartuar nën 18 vjet). Duhet të merret parasysh se bashkimi familjar duhet të kryhet brenda afateve të përcaktuara. Informacione të detajuara dhe formularë përkatës për kërkesa ju i merrni në zyrën kantonale të migracionit.

INFORMATION FILLESTAR

Personat e sapoardhur në kanton do të informohen dhe këshillohen lidhur me kushtet e jetesës dhe të punës në Zvicër dhe në kantonin e Schaffhausen-it. Me dorëzimin e materialeve të informimit Kontrolli i banorëve, gjatë regjistrimit në komunën e banorëve, ndërmjetëson njohuri të para orientuese. Si shtesë ekziston oferta e një bisede këshilluese falas tek vendi i specializuar për integrim "Integres".