VLERAT THEMELORE

TË DREJTAT THEMELORE

Zvicra dhe me këtë edhe kantoni Schaffhausen i venë rëndësi lirisë, të drejtave dhe detyrimeve të çdo individi. Bazën për një bashkëjetesë të mirë e formojnë respekti dhe toleranca kundrejt njëri-tjetrit si dhe njohja e vlerave të njëjta themelore.

Vlerat themelore janë të përcaktuara në kushtetutën e federatës dhe në kushtetutën e kantonit. Këto të drejta i kanë të gjithë banoret dhe banorët e Zvicrës, pra edhe të huajat dhe të huajt:

Barazia ligjore

Shteti duhet t'i trajtojë të gjithë njerëzit njëlloj. Kjo do të thotë që askush nuk lejohet të pengohet, s'ka rëndësi cilën gjini ose moshë ka dikush, cilën prejardhje, racë, gjuhë, fe, pozitë sociale, botëkuptim, mënyrë jetese ose cenim.

Barazia e të drejtave

Burra dhe gra kanë të njëjtat të drejta në familje, në formimin profesional dhe në punë. Burra dhe gra kanë pretendim për të njëjtën rrogë për punë me vlerë të njëjtë.

E drejta për jetën dhe lirinë personale

Çdo njeri ka të drejtën për jetën. Dënimi me vdekje është i ndaluar. Të gjithë kanë të drejtën për lirinë personale.

Kjo do të thotë që asnjeri nuk lejohet të lëndohet dhe që të gjithë lejohet të lëvizin lirshëm.

E drejta për martesë

Çdo person mbi 18 vjet lejohet të martohet.

E drejta e besimit

Çdo person lejohet ta zgjedhë dhe ta praktikojë lirisht fenë e tij. Askush nuk lejohet të detyrohet, të aderojë ose t'i përkasë një bashkësie fetare.

Komunitete fetare të njohura nga ana e së drejtës publike:
Në kantonin e Schaffhausen-it ekzistojnë tre bashkësi fetare, të cilat janë të njohura nga ana e së drejtës publike. Ato janë kisha e landit e reformuar evangjelike, katolike romake dhe katolike krishtere. Nga kjo njohje e së drejtës publike rezultojnë nga njëra anë të drejta të caktuara si tatimi i kishës, nga ana tjetër njohja është e lidhur me njohjen e lirisë së fesë, respektin për të drejtat e njeriut dhe të transparencës financiare.

Komunitetet fetare në Schaffhausen: Krahas tre kishave të landit ekziston një numër i madh i komuniteteve fetare: këtu bëjnë pjesë bashkësia çifute, myslimane, budiste dhe hinduiste, bahai dhe shumë tjera. Përfaqësueset dhe përfaqësuesit nga komunitetet e ndryshme fetare takohen rregullisht që nga 2006 për dialogun ndërfetar dhe në Grupin e punës të kishave krishtere të Schaffhausen-it.

Liria e mendimit
Çdo person lejohet ta formojë lirisht mendimin e tij dhe ta shprehë lirisht atë në kuadrin e ligjit. Këto të drejta mund të kufizohen në rrethana të caktuara nga shteti. Për këtë nevojitet një bazë ligjore. Shiheni ju të kërcënuar në të drejtat tuaja personale, ka sipas shtrimit të pyetjes, ndihmë këshilluese ose ligjore.

Detyrimet: Detyrimi për shërbim ushtarak dhe detyrimi për votim
Krahas të drejtave themelore ka për qytetaret dhe qytetarët zviceranë edhe detyrime. Kështu njeh Zvicra, me ushtrinë e saj prej milicësh, detyrimin për shërbimin e përgjithshëm ushtarak. Në këtë janë të përfshirë të gjithë burrat zviceranë.
Një tjetër detyrim të veçantë njeh kantoni i Schaffhausen-it. Këtu janë të gjithë qytetarët dhe qytetaret të detyruar për dhënien e votës gjatë zgjedhjeve dhe votimeve.