Kush jeton në Schaffhausen, vlerëson marrëdhëniet e kapshme me një vështrim, kualitetin e lartë të jetës, pozicionin e bukur të banimit, zonat e afërta për çlodhje përpara derës dhe ofertën mbi mesatare në kulturë dhe sport. Si kantoni më verior i Zvicrës, Schaffhausen-i është i rrethuar në pjesën më të madhe nga Gjermania. 82 % e kufirit prej 185 km të gjatë takohet me landin federal gjerman të Baden-Württemberg-ut. Kantonin e rrethojnë 1740 gurë kufiri. Autoritetet përkujdesen prandaj në nivelet më të ndryshme për një kontakt të hapur dhe konstruktiv, jo vetëm me kantonet fqinjë, por edhe me fqinjët gjermanë.
Kantoni ndahet në tre zona të ndara nga njëra-tjetra, të cilat shtrihen të gjitha në veri të Renit. Pjesa kryesore shtrihet nga kthesa e Renit në Schaffhausen dhe Neuhausen në ujëvarën e Renit në Klettgau, në zonën e [malit] Rand dhe të rrafshnaltës së Reiat. Në lindje shtrihet Steiner Zipfel në derdhje të liqenit "Untersee" dhe në jugperëndim pjesa e poshtme e kantonit me të dy fshatra Buchberg dhe Rüdlingen.
Krahina rreth Schafhausen-it shtrihet në anën e pjesës qendrore zvicerane. Kodrat e buta dhe luginat bëjnë pjesë tek malet më të ulëta të Juras dhe dëshmojnë për lëvizjet e akullnajave gjatë periudhës së fundit të akullnajave.
Panorama e topografisë është e shumëformëshe dhe në mënyrë të veçantë e karakterizuar nga Reni me një topografi të pazakontë lumi, nga zonat e mëdha të pyjeve, tokën e madhe bujqësore dhe malet e vreshtave të shërbyera me kujdes.
Sipërfaqja e kantonit është 298 kilometra katrore dhe i përgjigjet 0,7 % të territorit të përgjithshëm të Zvicrës. Mbi 84‘000 njerëz jetojnë në 26 komunat e kantonit, këta janë rreth 1 % e popullsisë së përgjithshme zvicerane. Schaffshausen-i i përket kantoneve më të vegjël në Zvicër.
Me popullimin nëpërmjet të alemanëve vendoset në mesjetën e hershme struktura e sotme e ngujimeve e regjionit të Schaffshausen-it. Nga shekulli i 7-të janë të njohura mbetje alemaniane pothuajse nga e gjithë zona e kantonit. Ngujimet më të rëndësishme gjenden megjithatë tanimë në kohën e romakëve, në Schleitheim dhe Stein am Rhein.
Pas vitit 1000 jeta ekonomike e regjionit, e karakterizuar deri tani para së gjithash nga bujqësia, pësoi një dinamikë të madhe. Më së voni në shekullin e 11-të lidhja me Renin do të bëhet më e rëndësishme. Dhënia borxh e të drejtave të monedhave dhe të tregut në Schaffhausen dhe Stein am Rhein dhe veçanërisht rritja e shpejtë e qytetit të Schaffhausen-it shpjegohen me rritjen e aktivitetit tregtar. Ndërprerjen e rrugës së rëndësishme ujore nëpërmjet ujëvarës së Renit banorët e Schaffhausen-it e shfrytëzonin për punime ringarkimi dhe transporti kundrejt taksash dhe tatimesh doganore përkatëse. Me përfitimin e të drejtave të pushtetit mbi fshatrat e rrethinave fillon ndërtimi i një qytet-shteti të fortë.
Në mesjetë Schaffhausen-i bie shpesh ndërmjet fronteve të fuqive të mëdha. Për të ruajtur pavarësinë Schaffhausen-i hyn në vitin 1501 në lidhjen e konfederatës dhe merr përsipër të sigurojë kufijtë veriorë të konfederatës, ku bën pjesë po ashtu edhe kalaja e Munot-it e ngritur gjerësisht me punë të detyruar, sot shenjë karakteristike e qytetit.
Në fund të shekullit të 18-të përfaqësuesit e korporatave qytetare qeverisnin pa kufizim mbi të nënshtruarit e krahinave. Me kthesën rrënjësore të revolucionit francez banorët e krahinave përfituan me luftë të njëjtat të drejta dhe liri si banorët e qytetit. Në shekullin e 19-të krijohen kantoni, qyteti i Schaffhausen-it si dhe 35 komuna të pavarura.
Deri në fillim të shekullit të 19-të banorët e Schaffhausen-it jetonin nga bujqësia, zejtaria dhe tregtia. Kjo ndryshon me angazhimin e pionierëve të industrisë, të cilët vendosën gurin e themelit për një rindërtim të thellë të ekonomisë. Schaffhausen-i zhvillohet në shekullin e 19-të dhe të 20-të në një vendndodhje të rëndësishme industrie me firma të shumta të dëgjuara.
Në vitet 1950 dhe 1960 regjioni përfiton nga rritja e përgjithshme ekonomike. Ndërmarrjet e ngulura prej kohësh si Georg Fischer, SIG, IVF dhe të tjera bumojnë, këtu shtohen edhe ndërmarrje të reja. Të papunë pothuajse nuk ka fare. Në të kundërtën: Forcat e punës janë të rralla dhe duhet të sillen në vend nga jashtë - në atë kohë para së gjithash nga Italia.
Kriza e viteve 1990 çon në një pakësim radikal të vendeve të punës në industri. Schaffhausen-i duhet të riorientohet dhe ta përshtatë ekonominë e tij më gjerë. Me fillimin e ngulimit të firmave të reja dhe me rindërtimin e ndërmarrjeve ekzistuese shtohet domethënia e sektorit të shërbimeve. Për ndërmarrje vepruese internacionale regjioni i Schaffhausen-it është një vendndodhje ekonomike atraktive dhe inovative, e cila në konkursin global tregohet e aftë konkurruese. Pas një rënie të ndjeshme në vitet 1990, popullsia që prej disa vitesh shtohet përsëri. Sërish vjen një numër i madh emigrantësh nga jashtë shtetit, shumë nga vendi fqinj Gjermania, por edhe nga e gjithë bota.