Në kantonin e Schaffhausen-it fëmijët vijojnë fillimisht shkallën primare (dy vite kopsht të fëmijëve, gjashtë vite shkollë primare) dhe pastaj shkallën sekondare (shkollë reale ose shkollë sekondare).
Mësimi deri në dhe me shkallën sekondare II është falas. Materiali shkollor është që nga shkalla sekondare II me detyrim pagese.
Që nga përfundimi i vitit të 4-t të jetës fillon më së herëti kopshti i fëmijëve. Në kopshtin e fëmijëve i vihet vlerë në veçanti të mësuarit në formë loje, kontaktit social dhe mësimit të gjuhës. Shkolla primare fillon që nga viti i 6-të i jetës. Koha e shkollës primare zgjat si rregull gjashtë vjet. Pas kësaj pason kalimi në shkollën reale dhe sekondare (shkalla sekondare I). Fëmijë me një aftësi të kufizuar vizitojnë ose një shkollë të veçantë, ose integrohen në një klasë të rregullt.
Prindërit janë përgjegjës kryesorë për edukimin dhe formimin e plotë të fëmijëve të tyre. Ata janë të detyruar, t'i futin fëmijët në shkollë dhe të kujdesen për këtë, që ata të zbatojnë vajtjen në shkollë, planin e orëve dhe rregullin e shkollës. Po ashtu ata duhet të sigurojnë, që fëmijët të kryejnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe që atyre t'iu qëndrojnë në dispozicion kushtet e përgjithshme të nevojshme për to.
Bashkëpunimi ndërmjet shkollës dhe prindërve ka një domethënie qendrore në Zvicër. Prindërit ftohen nga shkolla rregullisht për biseda me prindërit dhe mbrëmje me prindërit. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme, me qëllim që ju t'i shoqëroni mirë fëmijët tuaj gjatë kohës së shkollës dhe në rast të problemeve në shkollë ose për zgjedhjen e pritur të profesionit të mund të gjenden zgjidhje të përbashkëta.
Shkalla paraprake
Shkalla primare
Shkalla sekondare I
Shkalla sekondare II
Shkalla terciare
Kopshti i fëmijëve
Shkolla primare
Shkolla sekondare Shkolla reale
Shkolla e mesme (Shkolla e kantonit) Shkolla e mesme profesionale Mësim profesioni Matura profesionale
Universiteti ETH Shkolla e lartë e specializuar Shkolla e specializuar më e lartë
2 vjet
6 vjet
2 – 3 vjet
2 – 4 vjet
2 – 6 vjet
Nëse fëmija juaj hyn në shkollë me asnjë ose me pak njohuri të gjuhës gjermane, shkolla ofron forma të ndryshme të mbështetjes. Masa e përshtatshme merret nga personi mësimdhënës dhe nga përgjegjësit për "DAZ"-in. Në linjë të parë integrohen fëmijët në klasën e rregullt dhe marrin si shtesë mësim gjermanisht. Komuna të veçanta disponojnë klasa hyrjeje për ata që flasin gjuhë e huaja (EfF).
Njohuri të mira në gjuhën e parë i mbështetin nxënëset dhe nxënësit me gjuhë të huaj gjatë mësimit të gjuhëve të tjera. Konsullata të ndryshme dhe mbartës privatë ofrojnë prandaj, për fëmijë dhe të rinj me gjuhë të huaj, kurse në gjuhën dhe kulturën e vendlindjes. Kurset më të shumta fillojnë në klasën e 2-të. Mbartës individualë ofrojnë kurse gjithashtu në një moment më të hershëm në kohë. Regjistrimi, si rregull, bëhet përmes shkollës publike. Nota e "HSK"-së mund të shënohet në formë semestri në dëftesën e shkollës.
Në Schaffhausen ofrojnë disa shkolla private mësim në sisteme alternative shkollash: International School of Schaffhausen ISSH jep mësim sipas planit mësimor të International Baccalaureate Organization (IBO)"; gjuha e mësimit është anglisht. Waldorfschule ofron mësim sipas pedagogjikës Waldorf. Shkolla "Stadtrandschule" (shkolla e anës së qytetit) është një shkollë për gjithë ditën për vitin e 1-9 shkollor. Shoqata Waldläufer [Vrapuesit e pyllit] drejton një shkallë bazë (kopshti i 1-rë deri në dhe përfshirë klasën e 2-të) në Neuhauser Wald. Në Hallau ka një shkollë tandem për klasën e 1-rë deri të 6-të.