Të rinjtë, pas kohës së detyrueshme të shkollës, mund të kryejnë një shkollë të mëtejshme ose një mësim profesioni. Përfundimi i profesionit formon një pjesë thelbësore të sistemit arsimor zviceran.
Formimi bazë profesional i shërben përfitimit të aftësive dhe njohurive, të cilat janë të nevojshme për ushtrimin e një profesioni. Zvicra njeh sistemin e formimit profesional të ashtuquajtur «dual». Në këtë kuptohet formimi profesional paralel në ndërmarrje dhe në shkollën profesionale. Rreth 70% e të gjithë të rinjve e nisin karrierën e profesionit në këtë rrugë. Kusht paraprak për një mësim profesioni është një kontratë për mësim profesioni me një ndërmarrje.
Dallohen dy formime bazë profesionale:
1. Dëshmia e aftësisë: Formimi tre-katër vjeçar bazë përfundohet si rregull me një provim për mësimin e profesionit dhe çon në një dëshmi konfederative aftësish. Dëshmia konfederative e aftësive çon së bashku me përfundimin e një formimi të zgjeruar të përgjithshëm në një pjekuri profesionale.
2. Certifikata e profesionit: Formimi dyvjeçar bazë përfundohet si rregull me një provim dhe çon në një certifikatë konfederative profesioni. Ajo është e krijuar në këtë mënyrë, që ofertat t'iu përshtaten veçanërisht nxënësve profesionale të talentuar praktikisht.
Duke u shoqëruar me mësimin [e profesionit] ose pas përfundimit të tij mund të kryhet edhe matura profesionale. Matura profesionale mundëson hyrjen për në shkollat e larta të specializuara.
Vizita e shkollës së kantonit (gjimnazit) me përfundimin e maturës është kushti paraprak kryesor për lejimin në shkollat e larta.
Shkolla e mesme profesionale ofron pas tre vitesh formimi të përgjithshëm dhe një vit praktikë, përfundimin e pjekurisë profesionale, i cili jep të drejtën e marrjes së një studimi në një shkollë të lartë teknike.
Shkolla e Mesme Tregtare çon në një diplomë si tregtar/tregtare EFZ [dëshmi konfederative aftësish] në kombinim me një maturë profesionale tregtare.
STUDIMI - SHKALLA TERCIARE
Zvicra ka një ofertë të pasur për mundësi studimi. Formimi i lartë profesional pas mësimit të profesionit ose pas gjimnazit është me detyrim pagese (universiteti, shkolla e lartë konfederative teknike, shkolla e lartë pedagogjike, shkolla e lartë e specializuar, shkolla më e lartë e specializuar).
Qendra e informacionit për profesionin (BIZ) i qëndron hapur popullsisë së Schaffhausen-it për informacione dhe këshillime përreth zgjedhjes së profesionit, zgjedhjes së studimit, karrierës tjetër profesionale dhe mundësive të formimit të mëtejshëm. Në faqen e internetit dhe në "BIZ" në rrugën "Herrenacker 9" mund të shihen portrete të shumta profesioni. Secili mund të lerë të këshillohet në vend pa lajmërim. Në rast të pyetjeve që çojnë më tej do të vendoset një terminë këshillimi. Në një konsultim, klientet dhe klientët njohin më mirë interesat dhe aftësitë e tyre dhe zhvillojnë ide për mundësi profesionale. Për të rinj deri në 20 vjet, të cilët banojnë në kantonin Schaffhausen, këshillimet janë parimisht falas. Të rriturve ju qëndron hapur këshillimi për karrierën. Për persona, të cilët banojnë në kantonin e Schaffhausen-it, janë të tre këshillimet e para nga 1 orë falas. Këshillimet e tjera janë me detyrim pagese.
Kush pas kohës së detyrueshme të shkollës, nuk e gjen dot rrugën direkte për në një formim profesional bazë ose në një shkollë të mëtejshme, mund të vizitojë një ofertë urë. Qendra e informacionit për profesionin (BIZ) ju këshillon juve në rast të zgjedhjes së një oferte të drejtë. Qendra për formimin profesional (BBZ) Schaffhausen ofron në vitin e parapërgatitjes për profesion modele të ndryshme. Për të rinjtë dhe të rriturit e emigruar vonë, të cilët nuk kanë ndjekur shkollën e detyrueshme në Zvicër, ose e kanë ndjekur vetëm për një kohë të shkurtër, në kantonin e Schaffhausen-it ekziston një program arsimor me dy faza. Faza e parë zhvillohet në programin arsimor bazë JUMA të SAH Schaffhausen me qëllim kalimin në kurset e integrimit të orientuar drejt formimit profesional të BBZ. Kurset e integrimit zhvillohen si model me kohë të plotë ose në kuadër të një paramësimi integrues si model shoqërues pune me pjesë shkollore dhe praktike. Synim i kësaj oferte është, të mundësohet hyrja në formimin profesional bazë në Zvicër.