SHËNDETI

KUJDESI MJEKËSOR

Personat më të shumtë në Zvicër kanë një mjeke shtëpie ose një mjek shtëpie, e cila/i cili është personi i parë të cilit i drejtoheni në rast të pyetjeve për shëndetin tuaj. Schaffhausen-i disponon dy spitale: spitalin publik të kantonit dhe klinikën private "Belair". Dërgimi në spital pason zakonisht nëpërmjet mjekes së shtëpisë / mjekut të shtëpisë. Jashtë kohës së orareve të konsultave mund të shkohet në raste emergjente edhe në klinikën emergjente ose në stacionin emergjent të spitalit të kantonit.

RASTE EMERGJENTE MJEKËSORE

Në kantonin e Schaffhausen-it sigurohet shërbimi emergjent ambulant nëpërmjet mjekeve dhe mjekëve në klinikat e pavarura. Gjatë orarit normal të hapjes së klinikave drejtohuni, edhe në rast emergjence, tek mjekja juaj e shtëpisë ose mjeku juaj i shtëpisë. Në rast të mungesës së tyre mësoni emrin dhe numrin e telefonit të klinikës që ka shërbim. Jashtë orareve të hapjes ju mund t'i drejtoheni klinikës së emergjencës së Schaffhausen-it, e cila ndodhet në pranimin emergjent në spitalin e kantonit të Schaffhausen-it. Ajo drejtohet nga mjeke familjare dhe mjekë familjarë në rajon në mbrëmje dhe gjatë gjithë ditës në fundjavë. Klinika emergjente në spitalin kantonal është i hapur 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

Çfarë bëhet në emergjencë:

Përmes numrit të telefonit 052 634 34 00 ju do të drejtoheni përmes vendit udhëheqës në kujdesin e përshtatshëm të urgjencës: Kjo mund të jetë klinika shërbyese e mjekut të familjes gjatë ditës, Klinika e rasteve emergjente ose stacioni i rasteve emergjente. Në raste urgjente me rrezik për jetën telefononi në numrin 144.

Vendi i sqarimit dhe i ndërhyrjes në rast krizash (Abklärungs- und Kriseninterventionsstelle KiSH)
Vendi i sqarimit dhe i ndërhyrjes në rast krizash (KiSH) është një ofertë e Shërbimit Psikiatrik dhe ndodhet në Qendrën Psikiatrike në Breitenau. Ai mundëson takime profesionale ambulatore afatshkurtra (brenda 24 deri në maksimum 48 orë) për t'ju mbështetur në përballimin e situatave të krizës. Tel. 052 634 72 75 (nga ora 17:00 në mbrëmje deri në 8:00 në mëngjes si dhe në fundjavë: Tel. 052 634 34 34.)

Zyra e Sigurimeve Shëndetësore

Në rast të një ardhjeje nga jashtë shtetit ju duhet të lidhni brenda 3 muajsh një sigurim shëndetësor dhe ndaj aksidenteve. Keni ardhur nga një kanton tjetër, duhet t'i paraqitni komunës suaj të re të banimit brenda 30 ditësh një letërnjoftim sigurimi. Arkat e sigurimit shëndetësor janë të detyruara me ligj t'ju pranojnë ju në sigurimin bazë. Persona me veprimtari pune janë si rregull të siguruar ndaj aksidenteve. Kujdesuni për këtë, që ju të mos jeni të siguruar dyfish. Sigurimi bazë mbulon kostot për trajtimin tek mjeket dhe mjekët në degët e përgjithshme të të gjitha spitaleve, të cilat janë në listën e spitaleve të kantonit të Schaffhausen-it. Një pjesë të kostove të trajtimit duhet secili megjithatë gjithmonë ta paguajë vetë (varur nga ekskluziviteti dhe kontributi vetjak). Shteti iu siguron personave të siguruar, çifteve dhe familjeve në gjendje ekonomike modeste miratim të uljes së çmimit të primit. Zyra e sigurimit social të kantonit të Schaffhausen-it përpunon kërkesa për miratimin e uljes së çmimit të primit.

Çdo person mund të lidhë një sigurim të padetyrueshëm si shtesë tek sigurimi bazë, i cili mbulon kosto të tjera si për shembull qëndrimin në spital në repartet private.

SHËRBIMI I DHËMBËVE

Trajtimet e dhëmbëve, pa marrë parasysh përjashtime të vogla, nuk janë të përmbajtura në katalogun e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm bazë. Kostot më të shumta të mjekut të dhëmbëve paguhen, në përputhje me këtë, nga vetë pacientët. Për fëmijë mund të lidhet një sigurim special për shërbimin e dhëmbëve.

Në kantonin e Schaffhausen-it fëmijëve dhe të rinjve iu qëndron e hapur oferta e klinikës shkollore e dhëmbëve. Klinika shkollore e dhëmbëve kryen tek fëmijët e kopshtit të fëmijëve dhe tek nxënësit e nxënëset çdo vit një kontroll. Kontrolli është përkatësisht falas dhe i detyrueshëm. Të gjitha shërbimet e klinikës shkollore të dhëmbëve janë të subvencionuara nëpërmjet kantonit, kështu që ato mund të ofrohen në kushte të leverdishme.

Ndihmëse dhe ndihmës profilaktike vizitojnë kopshtet e fëmijëve, shkollat primare dhe shkollat e orientimit dhe i mësojnë fëmijët për higjienën e tyre të gojës dhe për ushqimin e drejtë.

MBËSHTETJE DHE SHËRBIM NË KANTONIN E SCHAFFHAUSEN-IT

Sëmundje kronike ose invaliditet sjellin me vete krahas ankesave fizike disa vështirësi në jetën e përditshme. Njerëz të moshuar po ashtu janë të konfrontuar me sfidat e reja. Krahas shërbimit dhe mbështetjes në shtëpi ka si alternativë forma të ndryshme banimi si streha spitalore për përkujdesjen e të moshuarve, ngujime për të moshuarit etj. Në Schaffhausen ka shumë vende këshillimi si për shembull ajo e "Pro Senectute" ose "Pro Infirmis" si dhe shërbime mbështetjeje të "Spitex"-it ose të kryqit të kuq, të cilat mund t'ju mbështetin juve gjatë shërbimit dhe përballimit të jetës së përditshme.

Pro Senectute Kanton Schaffhausen:
Oferta të ndryshme këshillimi, oferta të kohës së lirë dhe ndihmë në jetën e përditshme për të moshuarit.

Pro Infirmis Thurgau-Schaffhausen:
Këshillime dhe mbështetje për njerëz me një kufizim psikik, fizik ose mendor dhe për të afërmit e tyre, deri në arritjen e moshës së "AHV" (gratë 64 vjet / burrat 65 vjet).

Krebsliga, Lungenliga, Rheumaliga dhe Diabetes Schaffhausen::
Mbështesin të prekurit dhe familjet e tyre në një sërë çështjesh.

Spitex Kanton Schaffhausen:
Shërbimet e "Spitex"-it arrijnë nga shërbimi shëndetësor dhe për të sëmurë mbi lehtësimin në ekonominë shtëpiake dhe kujdestarinë sociale.

Kryqi i kuq zviceran Schaffhausen – Kantoni i Schaffhausen-it:
Ofron shërbime të ndryshme dhe dhënie ndihme në fushën e shëndetit, në atë sociale dhe të integrimit. Ofertat më të rëndësishme janë shërbimi i udhëtimit, sistemi i thirrjes emergjente dhe shërbimet e lehtësimit të kryqit të kuq.

palliative.ch:
Shoqata zvicerane që ndërlidh në mënyrë ndërkantonale, promovon dhe informon mbi çështjet specifike të kujdesit paliativ. Përveç kësaj ekziston një shoqatë kantonale në Schaffhausen.

Shoqata për çështjet e të rinjve, parandalim dhe ndihmë ndaj varësisë Schaffhausen (Verein für Jugendfragen, Prävention und Suchthilfe Schaffhausen VJPS):
Vendi i specializuar për nxitjen e shëndetit, parandalimin, këshillimin ndaj varësisë dhe punë të kërkuar sociale si dhe kuzhina e rrugicës Schaffhausen.