KOHA E LIRË DHE KULTURA

ZBULONI SCHAFFHAUSEN-IN

Regjioni i Schaffhausen-it fton për udhëtime të shumëllojshme zbulimi. Peizazhi i larmishëm i Renit ndërmjet Schaffhausen-it dhe Stein am Rhein ofrojnë përjetime të pakrahasueshme natyrore. Në verë shijon gjysma e Schaffhausen-it të lagurit freskues të Renit në një nga shumë banjat e Renit ose përgjatë peizazhit të arritshëm lirshëm të brigjeve. Në lojën shkëmbyese të stinëve lë përshtypje bukuria plot fuqi e ujëvarës shungulluese së Renit. Shumë joshëse është një vizitë në dimrin me ngricë. Në verë festohet spektakli natyror me një shfaqje me fishekzjarrë. Topografia e gjerë kodrinore dhe pyjet e Randen-it dhe të Reiats-it ftojnë për ecje më këmbë, shëtitje dhe piknikë. Rrjeti i zgjeruar mirë i rrugëve të biçikletave është ideal për turnetë me biçikleta.

ÇLODHJA DHE KOHA E LIRË

Takimet në jetën e përditshme dhe zënia me punë në kohën e lirë janë të rëndësishme për mirëqenien. Ato i shërbejnë lirshmërisë, të mësuarit, shëndetit dhe e zgjerojnë rrethin shoqëror. Ato ndihmojnë të lëshosh rrënjë në vendin e banimit.

Jeta e lagjes dhe e fshatit

Fshatra dhe lagje organizojnë festa ose aktivitete, të cilat ju mund t'i vizitoni dhe ku mund të merrni pjesë aktive në zhvillim. Më e mira është të informoheni tek të njohurit tuaj, tek farefisi, shokët dhe tek fqinjët. Më tej ka në lagjet dhe në fshatrat vende takimesh, si për shembull vende lojërash, pishina ose qendra të lagjes ku mund të lidhen kontakte. Nëse ju interesoheni në veçanti për zhvillimin në mjedisin tuaj direkt dhe dëshironi të kontribuoni me diçka aktivisht për bashkëjetesën në lagje ose në fshat, ju mund të angazhoheni në një shoqatë lagjeje ose fshati.

Komunat e kantonit Schaffhausen mbështetin, në pjesën më të madhe nën emrin e tyre të komunës, një faqe interneti, e cila informon për zhvillimin aktual të ngjarjeve, politikën dhe administratën. Në qytetin e Schaffhausen-it ajo ndihmon përveç kësaj zhvillimin e lagjes në rast të çështjeve dhe projekteve, të cilat nxitin bashkëjetesën, shkëmbimin dhe lidhjen e rrjetit social në lagjet e qytetit të Schaffhausen-it dhe përmirësojnë kualitetin e jetës. Ajo kryen në lagje të ndryshme takime lagjesh, në të cilat takohen njerëzit e çdo moshe dhe prejardhjeje.

Shoqata dhe klube

Në kanton dhe në komuna ka shoqata të ndryshme për gra, burra, fëmijë, të rinj dhe njerëz të moshuar. Për shembull lidhje të të rinjve si udhërrëfyes, shoqata diturie natyre ose historike, klube të qarkullimit, klube shahu, shoqata grash, shoqata muzike dhe kulture, parti politike dhe shoqata sporti të të gjitha llojeve. Përveç kësaj ka edhe në shumë komuna oferta si gjimnastikë prindër-fëmijë (gjimnastikë-ElKi), gjimnastikë shëndeti, gjimnastikë për të moshuar, kore dhe grupe teatri. Oferta dhe shoqata iu qëndrojnë hapur të gjithë personave të interesuar. Ato gëzohen për anëtarë të rinj. Informoheni tek komuna e banimit për ofertat e ndryshme.

Në faqen e internetit të komunës suaj ju gjeni informacione për shoqatat në vend.

Kultura

Regjioni i Schaffhausen-it disponon një ofertë të larmishme dhe të shumëllojshme kulturore. Duke filluar me teatrin e qytetit dhe tribunat e vogla në komunat e ndryshme, vazhduar me festivalet regjionale të teatrove, ju mund të merrni pjesë këtu në një jetë të gjallë teatri. Programi i larmishëm i filmit të kinemave në Schaffhausen dhe Stein am Rhein plotësohet nëpërmjet festivalesh të vogla të këndshme filmash dhe kinemasë spektakulare në ambient të hapur në "Munotzinne". Muzeu i gjithë shenjtorëve i njohur gjerë përtej regjionit dhe galeritë e ndryshme ftojnë në ekspozita tërheqëse. Muzetë lokalë si muzeu i prodhimit të verës i Schaffhausenn-it në Hallau tregojnë veçantitë, zakonet dhe traditat regjionale. Me festivalin e xhazit në Schaffhausen, festivalin muzikor “Stars in Town”, festivalin ndërkombëtar të “Bach” dhe serinë e koncerteve "Schaffhausen Classic", si dhe vende të shumta koncertesh si qendra kulturore Kammgarn dhe klubi muzikor TapTap, pëlqyesit e muzikës së çdo zhanri shpërblehen denjësisht.

Biblioteka dhe ludoteka

Bibliotekat ofrojnë hyrje të lirë në informacionet dhe dijet për të gjithë. Bibliotekat “Agnesenschütte” dhe Biblioteka e qytetit në sheshin "Münsterplatz” janë biblioteka publike të qytetit të Schaffhausen-it. Ato drejtohen pa përkufizim ndaj të gjithëve, nxitin formimin e lirë të opinionit dhe barazinë e shanseve dhe ofrojnë hapësira për vetëstudim, takime dhe shkëmbime mendimesh. Anëtarësia është falas dhe i qëndron hapur gjithë popullsisë të regjionit.

Biblioteka “Agnesenschütte” ofron literaturë aktuale, edhe shumëgjuhëshe objektive dhe zbavitëse për të gjitha moshat. Biblioteka e qytetit në sheshin "Münsterplatz” është arkivi për literaturë më të vjetër.

Në komunat Hallau, Oberhallau, Neunkirch, Wilchingen, Schleitheim, Neuhausen am Rheinfall, Stein am Rhein dhe Thayngen ju gjeni gjithashtu biblioteka publike. Në qendrën familjare në Schaffhausen dhe në Stein am Rhein ndodhen lodratekat e kantonit. Lodratekat japin hua lojëra dhe sende lojërash.