BLERJET/PUNËT E PËRDITSHME

BLERJA

Regjioni Schaffhausen disponon mundësi të shumëllojshme blerjeje. Dyqane për mjete ushqimore, dyqane speciale, dyqane mallrash dhe qendra blerjeje ofrojnë të gjitha, çfarë të dëshiron zemra: nga prodhimet për nevojat e përditshme, duke kaluar në moda deri tek orët, orenditë dhe stolitë. Qendrat e vjetra të ruajtura mirë të qyteteve Stein am Rhein dhe Schaffhausen janë pa makina dhe ftojnë për endje dhe dalje të rehatshme në pazar. Shumë komuna mbajnë një faqen e tyre të internetit një listë me dyqane. Informacione për psonisjen në qytetin e vjetër ju merrni në "Pro City".

Oraret e hapjes

Oraret e hapjes së dyqaneve janë ndryshe të rregulluara. Shumë dyqane hapen në mëngjes midis orës 8:00 dhe 9:00 dhe mbyllen midis orës 18:30 dhe 19:00. Disa nga dyqanet më të mëdha janë të hapura më gjatë.

Çmimet

Çmimet e shënuara të mallrave janë detyruese dhe përfshijnë edhe tatimin mbi vlerën e shtuar. Kryesisht paguhet me të holla në dorë, me kartë-EC, kartë poste ose aplikacionin e pagesës TWINT. Shumë dyqane pranojnë kartat e zakonshme të kredive.

Direkt nga ferma

Në tregun javor me ngjyra, në dyqanin e oborrit ose në tregun e fermerëve ju gjeni produkte të freskëta nga regjioni.

Tregjet e javës të Schaffhausen-it: Të martë ora 7:00 – 11:00 & të shtunë ora 7:00 – 12:00

ZYRA, POSTA DHE BANKA

Vendet zyrtare më të shumta kantonale ndodhen në qytetin e Schaffhausen-it. Vendet e ndryshme kantonale dhe komunale paraqitin orare të ndryshme hapjeje. Informohuni në administratat tuaja komunale ose në faqen e internetit të kantonit Schaffhausen.

Posta ju ofron juve shërbime në zyrat e postës, në agjenturat e postës ose në komunat e vogla, në shërbime ndërtesash. Oraret e hapjes janë sipas vendndodhjes, të ndryshme. Më gjatë është hapur zyra kryesore e postës përballë stacionit të trenit në Schaffhausen: Të hënë - të premte ora 7:30 – 18:30, të shtunë ora 8:00 - 16:00.

Në kantonin e Schaffhausen-it ushtrojnë banka vepruese regjionale ose internacionale një ose më tepër filiale. Oraret e hapjes janë të ndryshme. Filiali i bankës që ka të bëjë me këtë ju jep me kënaqësi informacion.