Demokracia zvicerane ofron shumë mundësi të shprehet dhe të merret pjesë në jetën publike. Me marrjen e nënshtetësisë ju merrni të gjitha të drejtat politike si në nivelin nacional, ashtu edhe për kantonin e Schaffhausen-it dhe për komunën tuaj të banimit. Të drejtat politike, të quajtura edhe të drejta të popullit, janë me shumë ndikim të gjerë: e drejta e votës, e drejta e zgjedhjes, e drejta e iniciativës, e drejta e referendumit. Populli mund të propozojë kështu, të ndryshohet kushtetuta (e drejta e iniciativës) ose mund ta kundërshtojë një ligj të hartuar nga parlamenti (e drejta e referendumit). Nëse në Zvicër bëhet fjalë për «sovran», është e kuptuar me këtë populli zviceran. Të drejtat politike ushtrohen në tre nivelet e shtetit: Federata, kantonet, komunat.
Zgjedhjet dhe votimet
Parlamentet konfederativë, kantonalë dhe komunalë dhe ekzekutivët zgjidhen çdo katër vjet nga populli. Krahas zgjedhjeve thirren votueset dhe votuesit po ashtu për projekte objektive në kutitë e votimit. Përveç kësaj që prej dekadash kantoni i Schaffhausen-it tregon në Zvicër pjesëmarrjen më të lartë në votime. Kjo është edhe për shkak të kësaj, që në kantonin e Schaffhausen-it ekziston detyrimi për të votuar. Kush nuk merr pjesë në votim, paguan sipas ligjit të zgjedhjeve një «gjobë» prej gjashtë franga.
Shteti është i ndarë në tre fusha. Parlamenti (legjislativ), qeveria (ekzekutiv) dhe gjykata (juridikativ). Legjislativi lëshon ligje dhe kontrollon qeverinë dhe administratën. Ekzekutivi i zbaton ligjet, qeveris dhe administron shtetin. Juridikativi vendos, gjykon, dënon dhe mbron. Për çdo fushë ka në nivelet federatë, kanton dhe komunë institucione të ndara nga njëri-tjetri.
Në nivelin e federatës e formon këshilli i federatës qeverinë zvicerane. Ajo zgjidhet nga parlamenti. Parlamenti zgjidhet nga ana tjetër nga populli dhe përbëhet nga dy këshille, këshillin nacional dhe nga përfaqësia e kantoneve. Kantoni i Schaffhausent është i përfaqësuar nga përkatësisht dy persona në këshillin nacional dhe në përfaqësinë e kantoneve.
Gjykata federale zgjidhet nga parlamenti. Kantoni i Schaffhausen-it dhe komunat e tij e kanë organizuar si vijon ndarjen e pushtetit:
Legjislativi
Kantoni: Autoriteti ligjvënës i kantonit është këshilli i kantonit. 60 anëtarët përfaqësojnë qarqet e ndryshme dhe partitë politike.
Komunat: Legjislativi i qytetit të Schaffhausen-it është këshilli i madh i qytetit. Në disa komuna si Neuhausen am Rheinfall, Stein am Rhein, Beringen dhe Thayngen e ushtron këtë funksion këshilli i banorëve. Në komunat e tjera është asambleja e komunave.
Ekzekutivi
Kantoni: Qeveria e kantonit përbëhet nga pesë këshilltare të qeverisë respektivisht këshilltarë të qeverisë, të cilët udhëheqin përkatësisht një departament. Presidiumi i qeverisë merret përsipër në cikël vjetor nga një këshilltar i qeverisë ose një këshilltare e qeverisë.
Komunat: Ekzekutivi i qytetit të Schaffhausen-it është këshilli i qytetit. Stein am Rhein disponon po ashtu një këshill qyteti, në komunat e tjera autoriteti ekzekutues vendoset nga këshilli i komunës.
Juridikativi
Gjykata e Lartë është gjyqi më i lartë në kantonin e Schaffhausen-it. Ajo është përgjegjëse për marrjen e vendimeve në të gjitha fushat ligjore dhe mbikëqyrëse mbi të gjitha autoritetet e pavarura të drejtësisë të kantonit. Këto janë për shembull gjykata e kantonit, zyra e zbatimit të detyrueshëm dhe konkursit, zyra e gjykatësit të pajtimit, zyra e pajtimit për punët e qirave, autoriteti për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rriturve e më tepër.
Megjithëse në kantonin e Schaffhausen-it të huajat dhe të huajt nuk mund t'i shfrytëzojnë të drejtat e përmendura politike, ka mundësi të shumta të mëtejshme, të merret pjesë në jetën publike dhe të influencohet mbi të ardhmen e bashkësisë. Një e huaj ose një i huaj mund të merret në çdo kohë me punë në një shoqatë të lagjes, në një bashkim lokal, në një organizatë profesionale, në një klub sportiv ose në një komision këshillimi. Një person i huaj zotëron në Zvicër si një zvicerane dhe një zviceran të drejtën e peticionit. E drejta e peticionit i jep secilit mundësinë, të drejtojë pyetje, propozime, kritikë ose ankesë në autoritetet në nivel të komunës, kantonit ose federatës. Me këtë ka mundësi që të ndikohet mbi vendime të marra nga organet shtetërore.
Me marrjen e nënshtetësisë njeriu përfiton të drejtat politike në Zvicër. Të drejtën e nënshtetësisë zvicerane mund ta kërkojnë persona, të cilët banojnë për një kohë të gjatë në Zvicër. Nëse zbatohet e drejta e rregullt, një procedurë e thjeshtuar ose një marrje e lehtësuar e nënshtetësisë, kjo varet kryesisht nga kohëzgjatja e qëndrimit dhe shkaku i qëndrimit në Zvicër. Në rast të marrjes të lehtësuar të nënshtetësisë (më së shumti bashkëshortë të shtetaseve dhe shtetasve zvicerane/ë) kërkesa dorëzohet direkt tek federata, ndryshe secili e dorëzon kërkesën në kantonin e Schaffhausen-it tek komuna e tij e banimit.
Pritet që personi me dëshirën e marrjes së nënshtetësisë të plotësojë kushtet paraprake të mëposhtme:
• Ai është përfshirë në raportet komunale, kantonale dhe zvicerane;
• Ai i njeh doket e jetesës zvicerane, zakonet dhe traditat;
• Ai merr parasysh rendin ligjor dhe nuk rrezikon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës;
• Ai disponon njohuri të mjaftueshme të gjermanishtes
• Ai vërteton marrëdhënie të rregullta personale dhe financiare.
(Shpjegime në ligjin e të drejtës së nënshtetësisë së kantonit Schaffhausen, neni 6).