Lindja e një fëmije sjell me vete shumë ndryshime. Në regjionin e Schaffhausen-it ka oferta të ndryshme, të cilat ju përgatisin juve për këtë hap dhe ju shoqërojnë pas lindjes. Çdo lindje duhet t'i njoftohet zyrës së gjendjes civile të qytetit të Schaffhausen-it. Lindet fëmija në një spital, kështu e njofton spitali lindjen. Gjatë një lindjeje në shtëpi është mamia e detyruar ta njoftojë fëmijën. Mamia shoqëron në mënyrë profesionale gratë shtatzëna, ato që lindin dhe lehonat dhe ofron kujdes të vazhdueshëm që nga shtatzënia deri në lindje dhe deri në fund të lehonisë.
Të edukosh fëmijë është një detyrë me kërkesa të larta. Në jetën e përditshme, prindërit e pyesin veten në mënyrë të përsëritur se çfarë është më e mira për fëmijën e tyre. Të jetosh në një mjedis të ri sjell sfida shtesë për familjet. Keni nevojë për njohuri shtesë orientuese. Shkëmbimi me prindërit e tjerë gjatë kësaj është shumë i vlefshëm.
Ekziston një gamë e gjerë ofertash për nëna dhe baballarë që duan të shkëmbejnë ide me prindër të tjerë ose të marrin pjesë në aktivitete me fëmijën e tyre. Disa oferta janë orientuar posaçërisht në atë, që prindër zviceranë dhe të huaj të mund të lidhin kontakt. Ka edhe qendra të specializuara këshillimi që ndihmojnë prindërit në pyetjet rreth edukimit, zhvillimit dhe shëndetit të fëmijëve të tyre.
Në Zvicër janë mbuluar nëpërmjet sigurimit bazë në katër vitet e para të jetës tetë kontrolle përkujdesjeje të mjekut të fëmijëve për zhvillimin e fëmijës. Në të njëjtën kohë iu qëndron në krah prindërve me këshilla dhe vepra këshillimi për nëna dhe baballarë. Në rast të pyetjeve për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve tuaj ose në rast të problemeve në shkollë, ju mund të drejtoheni në vende të ndryshme këshillimi, të cilat kërkojnë me ju zgjidhje të përbashkëta.
Në kantonin e Schaffhausen-it qëndrojnë në dispozicion për familjet oferta të ndryshme plotësuese dhe mbështetëse familjare.
Ato arrijnë nga vende këshillimi, mbi shërbime të kujdesit për fëmijët, grupe të zvarritjes ose lojës e deri në kopshte ditorë fëmijësh dhe strehët ditore. Shfrytëzoni ofertat! Ato u ofrojnë fëmijëve tuaj mundësinë për të krijuar kontakte fillestare me fëmijë të tjerë dhe ju japin një mundësi të mirë për të njohur familje të tjera.
Për kujdestarinë e fëmijëve tuaj ju qëndrojnë në dispozicion në Schaffhausen kopshte ditorë fëmijësh (KiTa), familje ditore, strehë ditore shkollore ose edhe tryeza dreke. Sipas nevojës kujdeset atje për fëmijët për gjithë ditën ose me orë. Të gjitha ofertat janë me pagesë. Në disa komuna institucionet subvencionohen. Komuna juaj ju informon juve mbi ofertat në rrethinat e afërta dhe jep informacione mbi pjesëmarrjen në kosto.
Në grupet e lojës fëmijët, para hyrjes në kopshtin e fëmijëve, nxiten duke luajtur në kompetencat e tyre gjuhësore dhe sociale. Grupi i lojës zhvillohet si rregull dy herë në javë për 2 deri 4 orë. Orientimi i grupeve të lojës të Schaffhausen-it është i shumanshëm, kështu ka për shembull grupe, të cilët takohen në pyll ose në oborrin e fermës ose të tilla, të cilat e vendosin një fokus special mbi nxitjen e gjuhës.
Gjimnastika nënë-fëmijë / babë-fëmijë / prindër-fëmijë iu drejtohet prindërve me fëmijët e vegjël në moshën 3-5 vjet. Në orët e përbashkëta të gjimnastikës nxiten në formë loje shëndeti dhe lëvizshmëria.
Shumë prindër janë të pasigurt, cilën gjuhë duhet t'i ndërmjetësojnë ata fëmijëve të tyre në mjedisin e ri. Njohuritë e sotme dëshmojnë që prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre gjuhën e parë të tyre (gjuhën e nënës) dhe ta nxitin atë. Në të njëjtën kohë prindërit mund t'i mbështetin fëmijët gjatë mësimit të gjuhës së mjedisit. Kjo do të thotë në linjë të parë, që ju t'ua mundësoni fëmijëve tuaj kontaktin me fëmijë të tjerë dhe, për shembull, t'i regjistroni ata në një grup loje ose në një kopsht ditor fëmijësh.
Kantoni i Schaffhausen-it angazhohet për çështjet e të rinjve. Vendi i specializuar për nxitjen e fëmijëve dhe të rinjve ndërlidh komunitetet dhe shoqatat e punës rinore. Ai i mbështet ata me informacione dhe këshilla. Qyteti i Schaffhausen-it dhe komunitete të tjera mbështesin të rinjtë me punë rinore.