MARTESA DHE PARTNERITETI

MARTESA

Për tu mundur të lidhet një martesë, në Zvicër duhet të jetë mbushur mosha 18 vjeç. Këtu njihen vetëm martesat, të cilat janë lidhur pranë një zyre të gjendjes civile. Në kantonin e Schaffhausen-it është përgjegjëse zyra e gjendjes civile e qytetit të Schaffhausen-it për të gjitha fushat rreth lidhjes së martesës, njohjes së lindjeve dhe rasteve të vdekjes. Ajo ju informon për kushtet paraprake që duhet të mbushen për lidhjen e martesës dhe dokumentet e nevojshme për këtë. Në Zvicër mund të martohen edhe persona të gjinisë së njëjtë.

PARTNERITETI

Në Zvicër janë të mundshme dhe pranohen forma të ndryshme të bashkëjetesës. Shumë çifte jetojnë të pamartuar së bashku (bashkëjetesë jashtë martese) dhe kanë fëmijë të përbashkët. Për këta çifte ekziston mundësia, të lidhin një kontratë bashkëjetesë jashtë martese. Kjo mund të vërtetohet tek një noter dhe të rregullojë, për shembull, kujdestarinë dhe pensionin ushqimor për fëmijët, çfarë i takon kujt ose si ndahen kostot e ekonomisë shtëpiake.

NDARJA

Shkurorëzimi mund të kërkohet bashkërisht nga të dy bashkëshortët dhe bashkëshortet ose vetëm nga njëri bashkëshort ose njëra bashkëshorte. Kompetente është gjykata familjare e rrethit. Edhe martesat, të cilat janë lidhur jashtë vendit, gjithashtu mund të shkurorëzohen sipas ligjit zviceran. Për këtë, qendra e jetesës duhet të jetë në Zvicër dhe duhet jetuar këtu për të paktën një vit. Nëse persona të huajt mund të mbajnë pas divorcit pretendimin e tyre për qëndrimin, varet nga faktorë të ndryshëm. Për informacion rreth divorcit mund të drejtohet tek një vend për këshillim martesor dhe familjar ose një vend këshillimi ligjor.

E DREJTA E ZGJEDHJES SË LIRË TË PARTNERIT - MARTESA ME DETYRIM DHE KURORË E DETYRUAR

Në Zvicër vlen e drejta e zgjedhjes së lirë të partnerit respektivisht të partneres. Familjet ose persona të tjerë sipas kësaj nuk kanë të drejtë të detyrojnë gratë ose burrat të martohen kundër dëshirës së tyre. Një detyrim dëmton të drejtat themelore të njeriut si dhe të kushtetutës zvicerane dhe është i dënueshëm. Një martesë, e cila është lidhur nën detyrim, përveç kësaj mund të shpallet e pavlefshme nga autoritetet, pavarësisht nga kjo, nëse është lidhur brenda apo jashtë vendit.

DHUNA SHTËPIAKE

Dhuna shtëpiake nuk lejohet në Zvicër dhe ndiqet penalisht. Me dhunë shtëpiake nënkuptohet dhuna fizike, psikologjike ose seksuale brenda një familjeje ose një marrëdhënieje partneriteti aktuale ose që është në prishje e sipër. Viktimat e dhunës shtëpiake marrin mbështetje dhe këshilla – nga përballja psikologjike me përvojën e dhunës deri te sqarimi i çështjeve ligjore dhe deri te ndërmjetësimi i strehimeve emergjente. Personat që ushtrojnë dhunë dhe që janë të gatshëm të ushtrojnë dhunë mbështeten në zhvillimin e opsioneve të reja për veprim për t'i dhënë fund dhunës ose për të mos e përdorur fare atë.