MOBILITETI

QARKULLIMI I NGADALSHËM: UDHËTIMI MË KËMBË OSE ME BIÇIKLETË

Biçikleta respektivisht "velo" është në Zvicër një mjet i pëlqyer për lëvizjen. Rrugët e biçikletës janë të pajisura mirë me tabela ose të shënuara me ngjyrë të verdhë, me qëllim që drejtuesit e biçikletave të lëvizin të sigurt në qarkullimin rrugor. Këshillohet të lidhet një sigurim për përgjegjësinë ligjore, i cili ju siguron juve në rast dëmesh me biçikletë kundrejt të tretësh. Për biçikleta elektrike (E-Bike) vlejnë rregulla shtesë.

Edhe kush udhëton më këmbë do të duhej të ecë mundësisht i sigurt nëpërmjet qarkullimit. Këmbësore dhe këmbësorë kanë parimisht përparësi në kalimet për këmbësorët. Fëmijë, të cilët rrugën e tyre të shkollës e bëjnë më këmbë, bëhen nëpërmjet kësaj më të pavarur, kanë kontakte sociale dhe lëvizin kështu çdo ditë. Prandaj policia e qarkullimit të Schaffhausen-it i mëson fëmijët e kopshtit të fëmijëve dhe nxënësit e nxënëset për sjelljen e drejtë në qarkullim.

QARKULLIMI PUBLIK

Në Zvicër ju qëndron në dispozicion një rrjet qarkullimi publik i zgjeruar mirë dhe i efektshëm, i cili i lidh edhe komunat e vogla. Planet e udhëtimit të trenit, autobusit dhe udhëtimet e anijeve janë të përshtatura ndaj njëri-tjetrit. Pikërisht për distanca të gjata dhe për të shkuar e ardhur në punë ose shkollë preferohet nga shumë udhëtarë treni. Ka oferta të ndryshme dhe abonime të ndryshme me të cilat ju mund ta përdorni me çmim të leverdishëm qarkullimin publik. I pëlqyeshëm është veçanërisht abonimi gjysmë takse, me të cilin lejohet të përdoret qarkullimi publik me gjysmën e çmimit. Fëmijë nën 6 vjet udhëtojnë falas. Fëmijë më të rritur deri në 16 vjet mund të udhëtojnë falas me kartën për të rinj në shoqërim të prindërve ose me kartën e bashkëudhëtimit për fëmijë në shoqërim të një personi tjetër të rritur shoqërues. Tek disa komuna ju mund të tërhiqni leverdishëm bileta ditore për gjithë Zvicrën.

Qarkullimi regjional në Schaffhausen
Kush, në Schaffhausen, do të shkojë nga fshati në qytet (dhe anasjelltas), e arrin pikësynimin e tij në një kohë të shkurtër. Lidhje me autobus dhe tren ekzistojnë në çdo komunë. Kush dëshiron të udhëtojë disi më soditës, atij i qëndrojnë në dispozicion lidhje të ndryshme udhëtimesh me anije mbi Ren. Regjioni i Schaffhausen-it i është bashkuar lidhjes tarifore OSTWIND. Në këtë lidhje tarifore vlen një tarifë zonash, me këtë pasagjeri mund të udhëtojë brenda kohëzgjatjes së vlefshmërisë me një biletë të vetme udhëtimi në të gjitha linjat e zonave të zhvleftësuara. Kështu gjatë ndërrimit nga një tren në një linjë autobusi nuk duhet të blihet asnjë biletë tjetër, nëse zona përkatëse tanimë është zhvleftësuar.

DREJTIMI I AUTOMJETIT NË ZVICËR

Patenta dhe siguria në qarkullim

Patentat e huaja janë në Zvicër të vlefshme një vit që nga data e hyrjes. Brenda këtij afati duhet të bëhet kërkesë për një patentë zvicerane pranë zyrës kantonale të qarkullimit rrugor dhe udhëtimeve me anije. Informohuni për rregullat e vlefshme të qarkullimit në Zvicër!

Detyrimi për vinjetë

Për udhëtimin në autostradë dhe rrugëve automobilistike ekziston një detyrim për vinjetë. Vinjeta mund të blihet në pikat doganore, zyrat e postës, pikat e karburantit, në garazhet dhe kancelaritë e "TCS" si dhe në zyrat kantonale të qarkullimit rrugor.

Sigurimi për automjete me motor

Për të gjitha automjetet me motor si makinat, motorët, biçikletat me motor dhe biçikletë elektrike deri në 45km/h, si dhe për anijet është një sigurim për përgjegjësinë ligjore i detyruar. Sigurimi i automjeteve me motor mund të zgjerohet me shtesa të tjera.

Importimi i automjeteve të huaja në Zvicër

Nëse ju hyni duke udhëtuar në Zvicër dhe importoni një automjet nga jashtë shtetit, njoftoheni menjëherë automjetin në doganën zvicerane. Automjetet nuk duhet të regjistrohen në dymbëdhjetë muajt e parë që prej hyrjes suaj në Zvicër, nëse targat e huaja janë të vlefshme dhe nëse ekziston një garanci nga sigurimi.

Kush në anë të kundërt e ka një vendbanim që prej një viti në Zvicër, duhet ta regjistrojë një automjet të importuar në Zvicër. Të gjithë automjetet me motor dhe rimorkio duhet të kontrollohen zyrtarisht para lejimit të tyre në qarkullimin zviceran. Informohuni me kohë pranë zyrës kantonale të qarkullimit mbi përcaktimet e lejimit dhe dokumentet e nevojshme.

QARKULLIMI AJROR

Aeroporti internacional Zyrih-Kloten është afër dhe i arritshëm shpejt. Me makinë nevojiten deri në aeroport rreth 30 minuta, me lidhjen direkte të trenit 40 minuta. Praktikisht fluturohet çdo metropol ekonomik nisur nga Cyrihu çdo ditë. Aeroporti vetë është i lidhur mirë me mjetet e qarkullimit publik. Regjistrimi (Einchecken) është i mundur direkt në stacionin e trenit në Schaffhausen. Atje ju merrni edhe një biletë për në bord.

UDHËTIM JASHTË KUFIRIT- DISPOZITAT DOGANORE

Jashtë shteti i afërt fton për ekskursione. Mendoni që ju do të mbikaloni një kufij shteti dhe që duhet të kini me vete dokumentet e përshtatshme. Informacione në lidhje me dispozitat ligjore ju merrni pranë zyrës zvicerane të doganës.