PUNA

TË GJENDET NJË VEND PUNË

Hyrja në tregun e punës është e rregulluar ligjërisht dhe varet nga statusi i qëndrimit. Për të gjetur një punë, është i këshillueshëm një kombinim i metodave të ndryshme të kërkimit:

• të kërkohet në internet për shpallje vendesh pune;

• përdorimi i platformës qendrore

• të dërgohen kërkesa spontane në ndërmarrje;

• të merret kontakt me zyrat për ndërmjetësimin e vendeve të punës;

• të bisedohet me persona nga rrethi juaj;

• të bëhet një kërkesë në ofertat për vende pune në gazetë;

• njoftohuni tek qendra regjionale për ndërmjetësim pune (RAV).

SI TË APLIKOJ UNË NË ZVICËR?

Në Zvicër, në një aplikim bëjnë pjesë një biografi dhe një letër motivimi. Të rëndësishme për aplikimin janë edhe dëshmitë e punës dhe vërtetime pune, certifikata mbi formimin profesional si dhe diploma, të cilat i bashkëngjiten dosjes. Shpesh aplikimet duhet të paraqiten online.

Këshilla të vlefshme për përgatitjen e një dosjeje aplikimi ju merrni në internet.

NJOHJA E DIPLOMAVE TË HUAJA

Diploma dhe formime profesionale të ndryshme mund të njihen në Zvicër. Në varësi të përfundimit [të shkollës] tëkualifikimit, drejtohuni në vendet e mëposhtme:

PAGA DHE KONTRIBUTET SOCIALE

Në Zvicër janë rrogat bruto relativisht të larta, kjo vlen edhe për kostot e jetesës. Nuk ka një rrogë minimale të vlefshme për të gjithë sektorët. Disa degë njohin megjithatë rroga minimale të marrëveshjes kolektive të punës. Nga paga hiqen kontributet e detyruara për sigurimin e pleqërisë dhe të pasjetuarve (AHV), sigurimin për invaliditet (IV), sigurimin për papunësi (ALV) dhe për sigurimin ndaj aksidenteve. Në kantonin e Schaffhausen-it paguajnë punëmarrës dhe punëdhënës, përveç kësaj, një kontribut në fondin social kantonal. Nga të ardhura vjetore prej rreth 20‘000 franga hiqen kontribute shtesë për përkujdesjen profesionale (të ashtuquajturën shtylla e 2-të) si një plotësim i AHV. Heqjet për sigurimet e detyrueshme sociale përbëjnë gjithsej rreth 15- 20% të të ardhurave.

HUMBJA E PUNËS

Kush banon në Zvicër dhe si punëmarrëse ose punëmarrës mbetet pa punë, ka të drejtë - në rast se kushtet e nevojshme paraprake janë të përmbushura - për pagesat e sigurimeve, të ashtuquajtur të holla ditore të papunësisë. Një lejë e vlefshme qëndrimi si dhe një punësim për të paktën 12 muaj gjatë dy viteve të fundit para njoftimit janë kushtet qendrore për transferimin e të holla ditore të papunësisë. Nëse ju, pas përfundimit të një marrëdhënieje pune, nuk gjeni menjëherë punë përsëri, ju duhet menjëherë, më së miri madje gjatë afatit të prishjes së kontratës, të njoftoheni pranë qendrës regjionale për ndërmjetësim pune (RAV). Atje ju merrni informacione në lidhje me hapat e tjerë, të cilat ju duhet të ndërmerrni.

KUSHTET E PUNËS

Zvicra është e njohur për kushtet e saj të mira të punës. Sipas profesionit dhe degëve këto janë megjithatë të përcaktuara ndryshe. Informohuni me kohë mbi kushtet e vlefshme të punës. Në kontratën e punës përcaktohen lloji i punës që duhet të kryhet, kohët e punës, koha e provës, afati i prishjes së kontratës, pushimet, rroga, detyrimi i përgjegjësisë profesionale dhe arka e pensionit. Në degë të caktuara ekzistojnë marrëveshje kolektive pune (GAV) Një marrëveshje kolektive pune (GAV) është një marrëveshje me shkrim ndërmjet punëdhënësve të veçantë ose disa prej tyre ose lidhjeve të tyre profesionale dhe sindikatave. Ajo përmban dispozita mbi kushtet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve si dhe dispozita, të cilat drejtohen në palët kontraktuese të "GVA"-së.

MBROJTJA NGA PRISHJA E KONTRATËS SË PUNËS

Ligji mbron të punësuarit, në rast sëmundjeje, aksidenti, shtatzënie ose lehonie, nga prishja e kontratës. Një prishje kontrate gjatë kësaj hapësire kohore është si rregull e pavlefshme. Në rast të një prishje keqpërdoruese kontrate për arsye të tjera, i punësuari ose e punësuara nga ana tjetër nuk duhet të integrohet përsëri në ndërmarrje; mund të bëhet i vlefshëm vetëm një zhdëmtim para gjyqit.

PUNË NË TË ZEZË

Edhe dikush, i cili paguhet për punë të herëpashershme në fushën e pastrimit, përkujdesjes së fëmijëve, punëve të shtëpisë dhe të kopshtit, vlen si me veprimtari pune. Ai ose ajo duhet të jenë në zotërim të një leje sipas së drejtës për të huajt dhe të jetë i regjistruar tek sigurimet sociale (ose të regjistrohet vetë), ndryshe bëhet fjalë për punë ilegale ose për punë të zezë. Personi, i cili punon në të zezë, nuk është i siguruar në rast të invaliditetit, aksidentit ose papunësisë. Pasojat mund të jenë dramatike. Qëndron pra në interesin e punëmarrësve të jenë të regjistruar.