SIGURIA SOCIALE

PËRKUJDESJA NË ZVICËR

Rrjeti i dendur prej sigurimesh sociale dhe ndihmave sociale publike mbron njerëzit që punojnë dhe jetojnë këtu dhe të afërmit e tyre nga pasojat ekonomike të sëmundjeve, aksidenteve, papunësisë, invaliditetit dhe rreziqeve të tjera. Pikësynimi është të pengohet varfëria në Zvicër. Siguria sociale është një pikëmbështetje e sistemit shtetëror zviceran. Në plan të parë qëndrojnë përgjegjësia vetjake dhe puna. Siguria sociale në Zvicër bazohet mbi parimin e 3 shtyllave (shih grafikën) si dhe ndihmën sociale.

Ato sigurojnë bazën e ekzistencës, nëse ju ose një nga të afërmit tuaj bini në shtrëngesa financiare nëpërmjet paaftësisë për veprimtari pune, papunësisë ose vdekjes. Përveç kësaj është i siguruar një pension në pleqëri. Nëse ju bini në një gjendje të vështirë sociale, ju mund të kërkoni ndihmë. Informacione për këtë ju merrni në komunën e banimit dhe pranë zyrës së sigurimit social në Schaffhasuen.

PËRKUJDESJA NË ZVICËR

Shtylla e 1-rë

Shtylla e 2-të

Shtylla e 3-të

Përkujdesja shtetërore

Përkujdesja profesionale

Përkujdesja private

Sigurimi i ekzistencës

Vazhdimi i standardit të zakonshëm të jetës

Plotësime individuale

AHV

Sigurimi i pleqërisë dhe i të pasjetuarve

"IV"

Sigurimin për invaliditet

"EL"

Pagesa shtesë

"EO"

Rregullorja e shpërblimit pas humbjes së të ardhurave

"BVG"

Përkujdesja e detyruar profesionale

Shtylla 2b

Përkujdesja e mbi detyruar profesionale

Shtylla 3a

Përkujdesja e lidhur me kushte

Shtylla 3b

Përkujdesja vullnetare

Përkujdesja për pleqërinë, vdekjen dhe invaliditetin ndërtohet mbi tre shtylla:

1. Shtylla: "AHV/IV/EO" është sigurimi bazë. Të gjithë personat, të cilët jetojnë dhe/ose punojnë në Zvicër, janë të siguruar detyrimisht.

2. Shtylla: Në përkujdesjen profesionale (arka e pensionit) janë të siguruar detyrimisht të gjithë punëmarrësit që nga një e ardhur e caktuar vjetore.

3. Shtylla: Përkujdesja private është vullnetare dhe financohet me të holla personale të kursyera.

"AHV" dhe "IV"

Sigurimi më i rëndësishëm është sigurimi i pleqërisë dhe i të pasjetuarve (AHV). Parimisht të gjithë personat banues në Zvicër i nënshtrohen "AHV"-ut, pavarësisht nga kjo, nëse ata janë të një nacionaliteti zviceran ose të huaj, me veprimtari pune ose pa veprimtari pune. Mbi moshën e rregullt të pensionit informon Zyra e sigurimit social Schaffhausen. Është e mundur të dilet para kohe në pension, atëherë pensioni do të shkurtohet. Kontributet për sigurimin ndaj invaliditetin (IV) hiqen, së bashku me kontributet për “AHV”, nga rroga. Në rast invaliditeti sigurimi jep të drejtë për një mbështetje në rast të ripërfshirjes në tregun e punës ose për një pension. Nëse ju nuk jeni i punësuar ose jeni zënë me punë si të vetëpunësuar, ju duhet t'i paguani kontributet direkt në arkën e kompensimit.

Leja e atësisë
Në gjashtë muajt e parë pas lindjes së fëmijës, baballarë me veprimtari pune kanë të drejtë për lejen e atësisë prej dy javësh (maksimumi 14 të holla ditore).

Përkujdesja profesionale BV/ Arka pensionale
Punëmarrës në Zvicër, që nga të ardhura vjetore të caktuara, duhet t'i bashkohen institucioneve të përkujdesjes profesionale të punëdhënësit. Kontributi është ndërmjet 7% deri në 18 % të të ardhurave vjetore. Të paktën gjysma e këtyre primeve duhet të paguhen prej punëdhënësit. Të zënë me punë si të vetëpunësuar nuk i nënshtrohen këtij ligji.

Shtesat familjare
Në Zvicër punëmarrësit si edhe të zënët me punë si të vetëpunësuar dhe jo të zënët me punë kanë pretendim për shtesa familjare. Për fëmijë me vendbanim jashtë shtetit mund të dalin shtesa me reduktim. Pretendim për shtesa për fëmijë ekziston për fëmijë nga dita e parë e muajit të lindjes deri në fund të muajit, në të cilin atë përfundojnë vitin e 16-të të jetës. Për fëmijë në formim profesional shtesat jepen deri në përfundimin e formimit profesional, megjithatë më së gjati deri në përfundimin e vitit të 25-të të jetës.

NDIHMA SOCIALE

Ndihma sociale ka për detyrë, ta largojë, lehtësojë ose ta mënjanojë gjendjen e vështirë materiale dhe personale të njerëzve. Ju keni të drejtë për ndihmë sociale nëse ju ndodheni në një gjendje të ngushtë personale, nëse nuk keni para të mjaftueshme për të mbajtur veten ose për të paguar mbajtjen e familjes suaj. Ju merrni ndihmë sociale vetëm kur të gjitha ndihmat dhe mbështetjet e tjera nuk janë të disponueshme ose nuk mjaftojnë. Qëllimi i ndihmës sociale është që ju së shpejti të jeni në gjendje të kujdeseni përsëri për veten tuaj. Ndihma sociale nuk është sigurim, por një mbështetje nga shteti. Në kantonin e Schaffhausen-it janë përgjegjëse kantoni dhe komunat së bashku për përcaktimin e ndihmës sociale. Me pyetje në rast të veçantë drejtohuni në komunat tuaja të banimit.