Mirëseardhje e përzemërt në kantonin Schaffhausen!
Ne gëzohemi shumë, që ju keni ardhur të banoni në kantonin tonë të hapur dhe njëkohësisht të lidhur me traditën.
Kantoni i Schaffhausen-it ju ofron kushte atraktive të jetës dhe të punës me lidhje të mira qarkullimi dhe marrëdhënie të mira me kantonet fqinj Thurgau dhe Cyrih si dhe me Gjermaninë e afërt kufitare.
Ne jemi së sigurt që ju dhe familja juaj shpejt do të ndiheni mirë jo së fundi edhe falë peizazhit të pacenuar natyror, zonës së afërt për çlodhje pranë Rin-it dhe në Randen si dhe rajonit të prodhimit të verës Klettgau.
Globalizimi, ndryshimi shoqëror dhe ndryshimet e mjedisit na vendosin ne si shoqëri para një sfide të madhe. Respekti i ndërsjellë, toleranca dhe çiltërsia ndaj bashkëqytetarëve janë vlera bazë të rëndësishme dhe kontribuojnë edhe në kulturën e mirëseardhjes së kantonit të Schaffhausen-it.
Merrni pjesë në jetën shoqërore me evenimentet e saj kulturore dhe ofertat e saj të arsimimit. Një shkëmbim aktiv dhe i shpeshtë ndërmjet popullsisë vendase dhe të sapoardhur kontribuon në mënyrë vendimtare në atë, që në kantonin e Schaffhausen-it të ndiheni si në shtëpi. Kjo broshurë ju ndihmon që të mblidhni shumë informacione të dobishme mbi vendbanimin tuaj të ri dhe ju mbështet që të arrini mirë në vendin tuaj të ri të jetesës.
Unë ju uroj shumë kënaqësi gjatë eksplorimit të kantonit të Schaffhausen-it dhe në emër të Këshillit të Qeverisë ju uroj mirëseardhjen e përzemërt.
Walter Vogelsanger, Këshilltar i Qeverisë